Është shtyrë data e lansimit të filmit të ri të aktorit Jared Leto, “Morbius”, deri kah fundi i vitit 2021.
Trileri i bazuar në librat komik dhe i realizuar nga studio “Sony”, fokusohet në personazhin e keq të inspiruar nga filmat “Spider-Man”.
Ai fillimisht ishte planifikuar të lansohet më 19 mars të këtij viti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por për shkak të pandemisë së vazhdueshme, është detyruar të shtyhet për datën 8 tetor. Ndërsa, ende nuk dihet kur do të lansohet për publikun në Britani të Madhe.
Në filmin “Morbius” rolin kryesor e luan aktori, Jared Leto. Ai e portretizon një biokimist i cili provon ta shërojë veten nga një sëmundje e rrallë e gjakut, dhe shndërrohet në diçka të errët dhe të frikshme.