Avokati Ismet Shufta, ka folur lidhur me aplikimin e pensionistëve të Kosovës për pensionet në Serbi.
Ai në Express Intervista të KTV-së ka thënë se nëse Serbia nuk përgjigjet për pensionet e Serbisë, ai do t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.
Shufta ka thënë nisma për aplikim të pensionistëve për të marrë pensionet në Serbi nuk ishte mashtrim.
Sipas tij, edhe Prokuroria ka gjetur që në veprimet e tij nuk ka elemente të mashtrimit në kuptim që nuk ka paraqitje të fakteve të rrejshme.
“Unë nuk kam njohuri se a kanë pasur përpara iniciativa, por kjo iniciativë ka filluar prej meje. Unë pasi që kam shqyrtuar lëndën kam konstatuar se mund ta kryejë këtë punë, pensionistët mund të marrin pensionet të cilat iu janë ndaluar padrejtësisht”, ka thënë ai.
Ai thotë se këtë lëndë e ka marrë për shkak se ai ka gjetur vendimin e avokatit të popullit të Serbisë i cili pasi është marrë aktgjykimi ka kërkuar nga Serbia të ndërmarrë të gjitha masat të ekzekutohet aktgjykimi i Gjykatës se Strasburgut për të gjithë pensionerët.
“Sipas tij aty i tërhiqet vërejtja Serbisë sepse sipas tyre nëse nuk paguhet, kamata do të rritet”, ka thënë ai.
Sipas tij ekzekutimi i aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane, është konfirmim i efikasitetit evropian për të drejtat e njeriut.
Ai thotë se Këshilli Evropës konsideron se Kosova është në juridiksion të Serbisë, duke shtuar se për shkak të kësaj është sjellë vendimi për pensionistët.
Duke folur për bashkëpunimin e pensionistëve, ai ka thënë është bërë një shpallje e cila është vu në përdhesen e Grandit dhe njerëzit e kanë kuptuar se është thirrje publike.
Sipas tij, përmes asaj shpallje janë lajmëruar shumë njerëz, 23 pensionistët kanë aplikuar dhe kanë paguar 50 euro.
“Lidhja ime me pensionistët kanë qenë vetëm me Halim Kastratin. Policia atë ditë dhe ata të cilët e kanë lajmëru, ata kanë bërë dy vepra penale. Zyrtarët policorë kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, kurse këta kanë shkelur të drejtat e barabarta të qytetarëve të Kosovës. Ata kanë mëndu që meqenëse janë dhënë 50 euro këtu është mashtrimi, por këto 50 euro janë dhënë për shpenzimet që ai do t’i ketë”, ka thënë ai.
Ai thotë se ka zyrtarë që kanë thënë se pensionistët e Kosovës nuk mund të aplikojnë në Gjykatën e Strasburhgut. Sipas tij asnjë pensionist nuk ka nevojë të aplikojë në Strasburg sepse ajo është e rregulluar sepse vetëm do të kërkohet ekzekutimi i tyre nga Serbia
“Deri në fund të muajit në zyrën e Hilmi Kastratit do të bëhet grumbullimi i dokumenteve të pensionistëve. Atë ditë kanë aplikuar 32 pensionistë por kanë paguar 23. Sa më shumë pensionist do të bëhen unë do të bëjë kërkesë për ekzekutimin e pensioneve. Pastaj do të shoh a do të përgjigjën, nëse jo do ta bëjë urgjencën e parë dhe të dytë. Pastaj do të vazhdojë në Gjykatën e Strasburgut”, ka thënë ai.