Shuhen shpresat për nominimin e Kosovës në “Oscar” me filmin “Zana”

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

“Zana” nuk është më në listën e filmave të nominuar në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj” në “Oscar”.

Akademia e Filmit ka publikuar listën me filmat që bëjnë pjesë në secilën kategori, shkruan lajmi.net.

Listat e shkurtra janë për nëntë kategori, ku përfshihet edhe kategoria “Filmi më i mirë i huaj”.

Lista e filmave të nominuar në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj” janë”:

Republika Çeke, “The Painted Bird”,
Estonia, “Truth and Justice”,
Franca, “Les Misérables”,
Hungaria, “Those Who Remained”,
Maqedonia e Veriut, “Honeyland”,
Polonia, “Corpus Christi”,
Rusia, “Beanpole”,
Senegali, “Atlantics”,
Koreja e Jugut, “Parasite”,
Spanja, “Pain and Glory”.

Sipas “Variety”, votimet për filmat e nominuar për “Oscar” hapet më 2 janar dhe zgjat deri më 7 janar.

Ndërsa, emrat e filmave të nominuar publikohen më 13 janar dhe votimi përfundimtar është më 30 janar.

Afati për përfundimin e votimeve është deri më 4 shkurt, kurse çmimet do të shpërndahen pesë ditë më vonë më 9 shkurt. 

Të ngjashme