Ish kryetari i Lipjanit, Shukri Buja zyrtarisht do të aderojë tek Nisma për Kosovën.
Buja, i cili dha dorëheqje dy javë më parë nga kryetari i PDK-së në Lipjan do t’i bashkohet partisë se Fatmir Limajt.
Buja ka konfirmuar se do t’i bashkohet Nismës.
“Sot në ora 14:00, do të mbahet një konference për media dhe aty do të shihni pozicionimin tim të ri politik”, ka thënë shkurt ai.
Ai nuk ka zbuluar nëse do të kandidojë për kryetar të Lipjanit nga radhët e Nismës, raporton Indeksonline.
“Të gjitha do t’i mësoni sot në konferencë”.
Buja për një kohë të gjatë ishte pjesë e PDK-së. Në mandatin e kaluar ishte ndër deputetët më të zëshëm, i cili kërkonte që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.