Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli nuk është konsultuar në Prishtinë për kërkesën bërë Sofjes zyrtare që të ndërmjetësojë në funksion të zhbllokimit të implementimit të Marrëveshjes së energjisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasojat e së cilës situatë janë duke i ndier edhe vendet e Bashkimit Evropian, shkruan sot Koha Ditore.
Me kërkesë të Qeverisë së Gjermanisë, në të tillë proces ndërmjetësimi tashmë është angazhuar Klaus Toepfer.
Pacolli ndodhet për vizitë zyrtare në Bullgari dhe në takimin që ka pasur me homologen e tij, zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva, është shtruar kërkesa për ndërmjetësim.
Numri dy i Qeverisë e ka arsyetuar favorin që ia ka kërkuar Zaharievës.