Shkrimtari dhe gazetari serb Tomislav Markoviq në një shkrim publikuar në Al Jazeera ka shkruar rreth atyre që ai ka quajtur arsye dhe shkaqe pse Kosova nuk është dhe nuk mund të jetë në Serbi. Fajtor për këtë ai e ka lënë politikën shtypëse të Sllobodan Millosheviqit, transmeton Koha.net.
Në gjithë këto masa kundër Kosovës, Millosheviqin e kanë ndihmuar liderët aktualë politikë të Serbisë – Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq, Aleksandar Vulin që tani po bëhen se nuk ka ndodhur nga asgjë në Kosovë: as luftë dhe as terror, ka shkruar ai.
Koha.net e sjell në tërësi shkrimin
Marrëdhëniet e Serbisë e të Kosovës po bëhen gjithnjë e më tendosura, lufta doganore vazhdon e vazhdon, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq po vringëllon me armë, ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiqi po na njofton ngadalë për çdo tërheqje të shteteve të njohjes së pavarësisë së Kosovës, vazhdimi i bisedimeve nuk është në horizont, e Kosova është tema kryesore e të gjitha emisioneve informative. Vetëm se nga mediume nuk mund të marrim vesh pse fare erdhi te kjo situatë porse krijohet përshtypja se gjendja aktuale në marrëdhënie Serbi- Kosovë ka rënë nga qielli pa e ditur si dhe nga .
Sikur shqiptarët e Kosovës nga ndonjë hir apo nga një qejf i çuditshëm për një çast vendosën të shkëputen nga Serbia, se kjo iu ra ndër mend rastësisht deh se këtë e bënë vetëm për inatin tonë, ndërsa Serbia përpiqet t’i kthejë në vete dhe në supet e saj . Në atmosferën e harresës dhe të falsifikimit të së kaluarës, ndoshta është interesant të përkujtojmë se si erdhëm në këtë situatë.
Revolucioni antiburokratik: Marrja e pushtetit
Pasi në Konferencën e tetë e grabiti pushtetin, Sllobodan Millosheviqi e filloi “revolucionin e vet antiburokratik”. Me këtë flamur, ai, në të vërtetë fshihej shkelja e proceduarave dhe e sistemit të drejtësisë, marrja e pushteti me rrugë me ndihmën e “tubimeve spontane” të popullit në mitingjet masive. Së pari ra Vojvodina “jogurt revolucionin “, e pastaj Millosheviqi me grusht shtet e mori Malin e Zi. Në radhë erdhi heqja e autonomisë së Kosovës. por këtu Millosheviq u desh të përdorte taktikë tjetër pas nuk mund të llogariste në përkrahej të masave të gjera në Kosovës që ishin nën anën e Azem Vllasit dhe udhëheqjes kosovare. Dhe në anën e autonomisë së vet.
Millosheviqi gjeti aleatin te Rrahman Morina, pro shqiptarët ishin kundër tij, shpërthyen demonstrata masive në tetorin dhe nëntorin e vitit 1988 e pastaj edhe trazirat në rrugë të cilat Millosheviqit i shërbyen në mënyrën më të mirë për t’i rrëzuar Azem Vllasin e Kaçusha Jasharin dhe që në vendin e tyre t’i vendoste dëgjuesit e tij. Udhëheqja e Lidhjes Komuniste të Kosovës u shpërbë më 17 nëntor 1988 por qytetarët nuk u pajtuan lehtë me rrëzimin e përfaqësuesve të tyre legjitimë. Minatorët nga Trepça u revoltuan më 20 shkurt 1989, 1500 minatorë u ftuan në zgafellë duke kërkuar që Vllasi e Jashari të kthehen në funksionet e veta.
U krijua atmosferë e tendosur në gjithë vendin, u bisedua në nivelin më të lartë për problemin e krijuar dhe për mundësitë e zgjidhjes. Me këtë rast Millosheviq i tha Milan Kuçanit,lider i atëhershëm i Lidhjes komuniste të Sllovenisë: “Ne serbët kemi të drejtë t’i mbrojmë interesat tona , nuk është e rëndësishme nëse këtë qëllim e arrijmë me rrugë kushtetuese ose jo kushtetuese “. Me interesat serbe, Millosheviq natyrisht se kuptonte sa më shumë pushte që mund të grabiste për vete, në rastin konkret– të grumbullonte sa më shumë vota në institucionet federale. Tashmë i kishte tri (Serbia, Vojvodina,Mali i Zi), i mungonte edhe një (Kosova) deri te gjysma e pastaj pushtetin në gjithë RSFJ-në do ta kishte në duar. Sepse Millosheviqit, pos pushtetit nuk i interesonte tjetër dhe këtu është i gjithë sekreti i tij.
Kuçani e kishte të qartë çfarë do të thotë kjo, se Millosheviqi është i gatshëm për çdo gjë, dhe kështu më 27 shkurt organizoi miting përkrahës për minatorët shqiptarë në Cankarjev dom, në të cilin tha: “Mendoj se minatorët shqiptarë nuk mbrojnë vetëm të drejta e veta, të drejtat e shqiptarëve dhe autonominë e Kosovës, por edhe Jugosllavinë e Avnojit dhe barazinë e të gjitha republikave, përfshirë dhe Slloveninë si dhe popujt që jetojnë në to “.
Tanket u nisën në Kosovë
Mesazhet e Sllovenisë në Serbi shkaktuan tërbim dhe hidhërim me përmasa masive pak edhe me ndihmën e propaganduesve medialë të Millosheviqit. Beogradasit masivisht dolën në rrugë, filloi mitingu në Qytetin e studentëve, studentët prijnë në përkrahjen e Millosheviqit, e pastaj mitingu u rrit dhe kaloi në anën tjetër, në qendër të qytetit. Deri në mëngjes disa qindra mijëra qytetarë, sipas disa vlerësimeve madje një milion, “spontanisht” u tubuan para Kuvendit federativ.
Masën e tubuar u përpoq ta qetësonte kryetari i Kryesisë së RSFJ-së Raif Dizdareviq: “Nuk do të shkojmë rrugë së përçarjes së popujve. Do të shkojmë rrugës së vëllazërim – bashkimit “. pas fjalëve të tij u dëgjuan fishkëllima të mëdha. Rruga e vëllazërim – bashkimit atyre nuk iu interesonte më, e përçarja e popujve që do të rezultojë me luftë e gjak, ishte program i përgjithshëm popullor politik. Të tubuarit kërkuan që atyre t’ iu drejtohej vozhdi i tyre Sllobodan Millosheviq, me padurim e pritën nga agimi hershëm deri në mbrëmje. Dhe patën pse të presin. Millosheviqi erdhi, mbajti fjalimin, masa thërriste në me tërë zërin: “Arrestojeni Vllasin!”, ndërsa Millosheviq: “Nuk po dëgjoj mirë, por dua t’iu përgjigjem në atë që po e kërkoni – se ata që i kanë përdorur njerëzit për manipulim për të realizuar qëllime politike kundër Jugosllavisë do të dënohen dhe do të arrestohen “.
Të nesërmen tanket u nisën për në Kosovë, sepse Millosheviqi e detyroi Kryesinë e RSFJ-së të vërë gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë.. dhe kjo është hera e parë që Millosheviqi e përdori ushtrinë dhe armatimin e rëndë për realizimin e qëllimeve të veta politike shumë kohë para demonstratave të 9 marsit 1991, shumë kohë para dërgim ti të tankeve në Vukovar. Gjatë tërë kohës së bërjes presion ndaj Kosovës, mediet e Millosheviqit zhvilluan fushatën më të tmerrshme kundër shqiptare duke shpërndarë urrejtje helmuese raciste me ndihmën e intelektualëve besnikë të ASHAS dhe Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë. Mediet kërkon që greva e minatorëve të shuhet me ndërhyrje e n ë mitingje demonstruesit kërkonin armë dhe formimin e aradheve vullnetare që do të shkonin në Kosovë.
Politika e dhunës dhe e terrorit
Millosheviqi e përmbushi premtimin – Azem Vllasi u arrestua menjëherë dhe u akuzua për “veprimtari kundërrevolucione” e u arrestuan edhe disa qindra përkrahës të tij dhe funksionarë politikë kosovarë. Tanket e mbajtën në rrethim Kuvendin e Kosovës ashtu që më 23 mars t’iu ndihmonin delegatëve t’i miratoni amendamentet në Kushtetutë dha ashtu të suspendohej autonomia e Kosova. Pesë ditë pas kësaj, Kuvendi i Serbisë i miratoi amendamentet, derisa në Kosovë qytetarët protestonin kundër heqjes së autonomisë dhe represionit të nisur. Njësitë speciale policisë shtinë kundër demonstruesve deh varën 24 vet. Dhe ky ishte vetëm fillimi dhunë dhe i terrorit dhe paralajmërim i të keqes që do të pasojë shpejt.
Shqiptarëve, pak nga pak iu shkurtuan të gjitha të drejtat dhe u shndërruan në qytetarë të rendit të dytë. Në korrikun e vitit 1990 u rigatua ligji për marrëdhënien e punës në kushte të jashtëzakonshme në Kosovë në bazë të cilit qindra mijëra shqiptarë u pushuan nga puna, y larguan nga puna profesorë, mjekë, gazetarë, redaktorë akademikë … U ndalua “Rilindja”, gazeta e vetme ditore në gjuhën shqipe e përdorimi i gjuhë shqipe u ndalua nëpër shkolla, kulturë e shkencë. U ndalua edhe botimi i librave në gjuhën shqipe si dhe financimi i Akademisë së Kosovës e cila në fund edhe u mbyll sikur dhe shumë institut të tjera shkencore.
U vendosën masat e jashtëzakonshme në Universitetin e Prishtinës ashti që mijëra profesorë e studentë mbeten pa punë. Në Universitet deri në tetorin vitit 1991 mbeten vetëm 15 profesorë shqiptarë e ata ishin të detyruar të ligjëronin në gjuhën serbe. Shumica e shkollave në gjuhën shqipe ishte mbyllur në vitin 1990 e në fillim të vitit 1991 pushteti serbe ndaloi pagesën për profesorët shqiptarë të shkollave të mesme.
Nga gjendja e jashtëzakonshme te varrezat masive
Keqtrajtimi policor dhe arrestimet e shqiptarëve u bënë dukuri e përditshme, mu sikur dhe rrahjet në rrugë , e tërë Kosova në fakt u shndërrua në një lloj shteti policor, rajon që regjimi i Millosheviqit e mbante nën pushtim. Shqiptarëve s’u mbeti gjë tjetër pos të formojnë institucionet paralele, ta mbajnë mësimin shkollor në shqip nëpër shtëpitë private ku futeshin policë serbë dhe arrestonin profesorë dhe studentë.
Përballë terrorit të hapët dhe aparteidit, deputetët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës më 2 korrik 1990, shpallën Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, Kuvendi u shpërnda pas tri ditësh e deputetë më 7 shtator fshehtas e shpallën e Kushtetutën e re të Republikës së Kosovës dhe formuan Qeverinë në hije. Në shtatorin vitit të ardhshëm u mbajt edhe referendumi jozyrtar për pavarësinë e Kosovës, shumica e shqiptarëve të Kosovës votoi për pavarësi, porse pushteti serb nuk i njohu rezultatet e referendumit.
Gjatë viteve të 90-ta, represioni policor e ushtarak në Kosovë shtohej vazhdimisht ashtu që ai në fund përshkallëzoi në qërimin e hesapeve me luftë, krime të tmerrshme lufte, plaçkitje me përmasa masive, dhe dëbimi i rreth 900 mijë shqiptarëve kuadër të operacionit Patkoi. Lufta përfundoi me bombardimin e NATO-s dhe tërheqjen e ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova , të cilën Millosheviqi dhe propaganda e tij e shpallë fitore. Çdo gjë që erdhi pas, para së gjithash shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, është vetëm epilog i represionit dhe i luftës së me gjendjen e jashtëzakonshme dhe me dërgimin e tankeve në Kosovë kishte marrë fund çdo gjë, aty humbi çdo rast që Kosova ndonjëherë të bëhet pjesë e Serbisë.
Pasojë logjike e politikës së Millosheviqit
Sllobodan Milloshevi bëri çdo gjë që ishte në forcën e tij për ta dëbuar Kosovën nga Serbia. Politika e represionit, dhunë e keqtrajtimit, politika e nëpërkëmbjes së të drejtave themeltare të shqiptarëve, politika e suspendimit të institucioneve dhe ndalimit të gjuhës, politika e keqtrajtimit dhe e nënçmimit, politika e frigoriferëve dhe e varrezave masiv e – domosdo se ka sjellë shkëputjen e Kosovës nga Serbia. Secili që do që Kosova të mos jetë në përbërje të Serbisë, do të zhvillonte këtë politikë.
Madje, edhe okupatorët kur e pushtojnë një vend, u bëjnë ca lëshime banorëve lokalë dhe krijojnë pakte me grupet politike lokale. Millosheviqi kjo s’ i binte ndër mend . Ashtu si thotë Vuk Perishiq në esenë “Demoni i nacionalizmit”, Millosheviq se “kurrë nuk i është drejtuar popullatës shqiptare”, “qëllimi i tij i vetëm ka qenë të qeverisë i vetëm dhe të qeverisë pas asnjë lëshim”.
Liderët aktualë politikë të Serbisë – Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq, Aleksandar Vulin dhe shumë të tjerët, kryesisht pjesëmarrës të kësaj politike të Millosheviqit, tani po bëhen se nuk ka ndodhur asgjë nga ato që u numëruan. Në vend që të thonë se çfarë vërtetë dëshirojnë dhe të marrin përgjegjësinë, ata vajtojnë dhe pikëllohen për realitetin që vetë e kanë krijuar.
Zotërinj, nëse kaq shumë jeni përpjekur ta dëboni Kosovën nga Serbia, pse, më në fund, nuk po e lini në paqe? Pse nuk po e pranoni pavarësinë e Kosovës për të cilën keni punuar me shumë kujdes dhe kur tashmë e arritët qëllimin tuja politik? Në vend se të krenarë me veprën tuaj, ju me këmbëngulje refuzon i t’i merrni meritat që u përkasin. Prej nga kjo modesti e rreme?