Liverpooli duhet t’i falënderohet Jurgen Kloppit që ia ka kthyer nderin dhe krenarinë si klub, derisa në dy vitet e fundit po fitojnë pothuajse çdo trofe.
Në sezonin e kaluar, The Reds e fituan Ligën e Kampionëve, derisa tani janë afër që ta fitojnë edhe titullin e Ligës Premier pas më shumë se tri dekadash.
Por, si u bë Liverpooli, skuadra më e mirë në Evropë aktualisht?
Në sezonin 2015/16 kishte lojtarë si Simon Mignoelt, Kolo Toure, Alberto Moreno, Emre Can, dhe Daniele Sturridge.
Klopp në sezonin 2016/17 kishte ndryshuar paksa skemën e tij dhe kishte futur lojtarë si Joel Matip, Lcas Leiva, Georginio Wijnaldum dhe Sadio Mane, që treguan se po ngriteshin si skuadër
Në 2017/18, trajneri gjerman kishte një skuadër të frikshme me lojtarët si, Trent Alexander-Arnold, Virgil van Dijk, Andy Robertson, Jordan Henderson dhe Mohamed Salah, të futur si të ri. Ky formacion ia siguroi finalen e Ligës së Kampionëve të cilën e humëb ndaj Real Madridit në Kiev.
Në edicionin 2018/19, Alisson Becker kishte larguar Simon Mignoletin dhe Loris Kariusin nga Liverpooli, derisa në formacion u fut edhe Fabinho. Nga këtu, ata arritën të fitonin Ligën e Kampionëve në Madrid kundër Tottenham Hotspurit.
Në sezonin 2019/20, The Reds janë shumë afër ta fitojnë Ligën Premier pas më shumë se 30 vitesh, derisa shihen edhe si favorit për ta mbrojtur titullin evropian.