Si është gjendja shëndetësore e 4-vjeçarit që u kafshua nga qeni, flet babai i tij

Prishtinë | 18 Tet 2022 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Hysni Lumi, prindi i 4-vjeçarit që u kafshua sot nga një qen endacak, ka folur për gjendjen e fëmijës së tij.

Ai, në “Frontal” të t7, tha se djali i tij është në gjendje stabile, mirëpo plaga është e madhe dhe se i duhen disa javë për t’u shëruar.

Lumi foli edhe rreth asaj që rasti ka ndodhur në çerdhe.

“Kjo është më e keqja, ai është sulmu në ins shtetëror. E kemi dërgu fëmijën tu mëndu që është i sigurt, e s’mundet me ndodh një gjë e tillë. Me hi qeni endacak brenda është një problem”, tha ai.

Ai tha se kanë bërë ankesa për qentë endacakë që i kanë parë në oborr të çerdhes.

“Kur ka ndodh rasti na ka thirr drejtoresha”, tha ai.

“Neve na kanë lajmëru menjëherë, cedhja e ka thirr ambulancën njëherë, e Policinë e kam thirr unë mandej. Polciia ka refuzu me shënu si rast këtë, sepse sipas tyre prokurori ka thënë që nuk ka nevojë me hap rast”.

Të ngjashme