Si po i mbajnë redaksitë lexuesit të informuar për COVID-19? Disa shembuj nga e gjithë bota

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Sëmundja e COVID-19, është bërë një histori globale. Ndërsa Italia miratoi izolimin në mbarë vendin, Franca dhe qytetet e mëdha amerikane anulluan grumbullimet, virusi ka marrë pjesën më të madhe të ciklit të lajmeve në të gjithë botën. Organizatat e lajmeve po reagojnë duke zhvilluar një larmi produktesh lajmesh.

Nga gazetat e deri tek podcast-et, organizatat ndërkombëtare të lajmeve po e shpërndajnë informacionin duke përdorur metoda të reja përtej raportimit të zakonshëm të përditshëm.

MEDIAT ARABE

Akhbar.masr (Egjipt)

Gazeta e përditshme  private egjiptiane, Akhbar.masr, përdor Instagram për të ndarë me audiencën egjiptiane lajmet e fundit. Që nga fillimi i shpërthimit, Akhbar.masr ka rritur numrin e postimeve në lidhje me virusin.

BBC Arabic

Raportimi i BBC Arabic është përqendruar në mënyrën se si vendet arabe po marrin masa paraprake për të frenuar përhapjen e virusit. Përhapjet në rajon filluan në Iran, pastaj filluan të rriten në Bregun Perëndimor, Arabinë Saudite, Kuvajtin, Egjiptin dhe Marokun.

MEDIAT KINEZE

South China Morning Post (Hong Kong)

South China Morning Post ka krijuar një faqe të dedikuar për temën Coronavirus që ofron linqe me artikujt, videot dhe komentet më të fundit mbi virusin. Një nga linqet përfshin një faqe shpjeguese e të gjithçkaje që duhet të dini rreth COVID-19, përfshirë harta, tabela dhe infografika.

Caixin (Kinë)
Caixin është një grup mediatik i bazuar në Pekin që ofron një mbulim të gjerë të COVID-19 përmes një newsletter, një faqe të dedikuar me përditësime të drejtpërdrejta dhe një side side fakte kryesore. Ata gjithashtu kanë një video – ditar në lidhje me epiqendrën Ëuhan.

MEDIA NË ANGLISHT

The Washington Post (SHBA)

Washington Post ka krijuar një newsletter kushtuar përditësimeve për virusin. Të gjithë artikujt që lidhen me newsletter janë të falas për t’u përdorur. Raportimi dhe informacioni më i fundit mbi përhapjen e virusit në SH.B.A. dhe në mbarë botën, buletini i përditshëm Coronavirus Updates përfshin një hartë të shpërthimit të virusit dhe përgjigjet e pyetjeve që bëhen shpesh nga audienca.

CNN (SHBA)

Prezantuar nga korrespodentja kryesore mjekësore e CNN Sanjay Gupta, e përditshmja podcast Coronavirus: Facts vs Fiction adreson disa nga pyetjet më të zakonshme në lidhje me virusin. Çdo episod është më pak se 15 minuta i gjatë, dhe falas në të gjitha platformat podcasting.

MEDIAT RUSE

Meduza (Letoni)

Me qendër në Riga, Letoni, gazeta online dhe agregatori i lajmeve në gjuhën ruse Meduza nisi një kuiz me pyetje në lidhje me koronavirusin. Kuizi i Meduza mbulon tema të tilla si nëse kafshët veprojnë si bartës, mitet rreth pakove që përhapin sëmundjen dhe nëse antibiotikët janë apo jo masa parandaluese.

BBC Russia (Rusi)

Pothuajse të gjitha mediat e pavarura në gjuhën ruse publikojnë rregullisht përditësime në lidhje me virusin, ose artikuj mbi mënyrën se si situata ndikon në aspekte të ndryshme të jetës. Raportimi i BBC Rusia është përqendruar në mënyrën se si njerëzit jetojnë në karantinë. Pasi publikuan një artikull për një repart spitalor të mbipopulluar në Moskë, pacientët u transferuan në dhoma të vogla private në spitale të ndryshme.

MEDIAT SPANJOLLE

Eldiario (Spanjë)

Me qendër në Spanjë, gazeta online Eldiario.es vendosi t’u japë lexuesve të tyre qasje në një hartë interaktive të krijuar nga Universiteti Rovira i Virgili nga Zaragoza. Harta shpjegon se çfarë shansesh kanë njerëzit për të marrë virusin, varësisht se në cilën zonë jetojnë. Kohët e fundit, gazeta shtoi gjithashtu një gazetë ditore që mbulon pandeminë dhe pasojat e saj sociale dhe ekonomike.

El Surtidor (Paraguaj)

Gazeta prestigjoze në Paraguai El Surtidor përdor  stilin komik gazetaresk për të raportuar COVID-19. Ata shpjegojnë ndikimin që virusi mund të ketë në vend dhe japin këshilla se si të dallohet disinformimi në lidhje me virusin. / International Journalists Network – bota.al

Të ngjashme