Si po vazhdon VV-ja të manipulojë me vdekjen e Astrit Deharit

Prishtinë | 13 Pri 2024 | 12:51 | Nga Azdren Shala
  • Më 12 prill 2022, Instituti Zviceran konstaton: Në mostrat e Astrit Deharit nuk ka ADN të askujt tjetër.
  • 13 prill 2022, Albulena Haxhiu reagon: Astrit Dehari është vrarë, ekspertiza zvicerane patën prova të dëmtuara.

Pas këtij konstatimi të Institutit Zviceran dhe pas kundërshtisë së ministres Haxhiu, “misteri” i vdekjes së Astrit Deharit dhe histeria e procesit për zbardhjen e rastit janë bërë edhe më të llahtarshme. Gjithçka çfarë ka bërë Lëvizja Vetëvendosje nga këtu e deri më sot ka qenë një maskaradë më vete.

Zbardhjen e këtij rasti, edhe pse tashmë i zbardhur, partia në pushtet nuk e dëshiron kurrë sepse i duhet ripërdorimi pervers i asaj vdekjeje për qëllime politike. E kanë përdorur si mjet atë vdekje për me marrë pushtetin. Tash e përdorin çdo mjet për me fsheh të vërtetën e asaj vdekjeje. Narracioni i viktimizimit të gjoja vrasjes së Deharit vazhdon, përderisa akoma fabula e tyre besohet si e vërtetë. Pse jo, vota po sjell, petkun moral po ua mundëson ta mbajnë akoma dhe Avni Deharit po i pëlqen – kjo maskaradë tjetër.

Qe veç një shembull se si manipulojnë këta me çështjen e Deharit:

Pasi dolën rezultatet e Institutit Zviceran se nuk ka ADN të askujt në mostrat e Deharit, ministrja Haxhiu tha: ato mostra kanë shkuar të dëmtuara nga këtu. Pra, Astriti është vrarë dhe rezultati i Institutit është gabim.

Ok deri këtu. Por çka ndodh tutje?

Më 8 dhjetor 2022, nga Laboratori i Toksikologjisë “zhduken” mostrat e Astrit Deharit (është fjala për mostrat e ekzaminuara nga IZ). Dhe llahtaria rritet po atë ditë, kur del ministrja Haxhiu prapë dhe thotë: Zhdukja e mostrave do ta pengojë zbardhjen e rastit për Astritin.

Vini re! Mostrat të cilat vetë i ka klasifikuar të pavlefshme dhe të dëmtuara më 13 prill 2022, po i konsideron humbjen e tyre pengesë për zbardhjen e rastit me 8 dhjetor 2022.

Kësi gjërash, veç te këta dëgjon njeri.

Se çka i duhen ato mostra të dëmtuara dhe të ekzaminuara nga IZ për zbardhjen e rastit, këto mundet veç ministrja Haxhiu dhe Lëvizja Vetëvendosje me na tregue. Këtë kontradiktë deklaratash veç këta munden me kapërdijë dhe me vazhdue akoma me fabulën bajate: Astritin NA E KANË VRA.

Kush e ka vra o zdrala?

Të ngjashme