Përkujdesja për të sëmurët kërkon një përkushtim të veçantë. Detyra e parë e personave që ndodhen pranë tyre është t’u ngrenë moralin dhe t’u largojmë mendimet e këqija
Kur vizitojmë një të sëmurë, gjendja shëndetësore e të cilit nuk është e rëndë, i çojmë lule, bonbone, çokollata (kur lejohet), fruta, pije freskuese dhe libra (me kusht që të jenë interesantë dhe të lexohen lehtë.
Pranë shtratit të një të sëmuri nuk diskutojmë kurrë.
Vizita në spital
Përveç atyre që thamë lidhur me sjelljen ndaj të sëmurëve, në shtëpi ose të shtruar në spital, ja disa rregulla të vlefshme për vizitat në spital:
Rregulla të sjelljes në rast vdekjeje, ngushëllimet
Vizitat që i bëhen familjes ku ka ndodhur një vdekje, për ta ngushëlluar, në përgjithësi duhet të jenë të shkurtra. Nuk përmenden aty as vuajtjet, as fundi i të ndjerit. Një shtrëngim i dorës flet shpeshherë më tepër se fjalët e tepërta dhe të kota.
Kur marrim vesh se ka vdekur një i njohuri ynë, nuk ngushëllojmë asnjëherë me anë të telefonit. Lulet dhe kurorat çohen para se të zhvillohet ceremonia e varrimit, ose vendosen personalisht mbi varrin e të ndjerit.
Formula më e përhapur për të shprehur ngushëllimet është – “Ngushëllimet e mia” ose “Jemi pranë jush”. Kaq mjafton.
Në shumicën e rasteve nuk flitet fare dhe është më mirë ashtu, sepse heshtja është qëndrimi që i shkon për shtati më së miri atij që ka humbur një njeri të afërt.