Si ta largoni erën e keqe të trupit

Prishtinë | 05 Shk 2023 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Nuk ka asgjë më të turpshme se era e keqe e trupit.

Jo vetëm që e ul vetëbesimin tuaj, por gjithashtu i bënë personat përreth jush të ndihen jo rehat.

Siç tashmë dihet, të gjithë njerëzit djersiten. Është pjesë e procesit natyral të trupit për të ndihmuar në rregullimin e temperaturës. Por, ku djersa bie në kontakt me bakteret e lëkurës suaj, ia mundëson atyre të lulëzojnë. Dhe era e keqe e trupit është rezultat i kësaj.

Era e trupit nuk fokusohet vetëm tek sqetullat. Ajo mund të krijohet edhe në pjesë tjera të trupit si pjesët gjenitale, këmbët, gjoksi, madje edhe qepallat e syve.

Derisa të gjithë kemi prirje për të pasur erë të keqe të trupit, disa njerëz kundërmojnë më shumë për shkak të problemeve hormonale, higjienës së dobët, medikamenteve të caktuara që janë duke i konsumuar, dietës ushqimore apo stilit të jetës.

Ju prezantojmë pesë mënyra natyrale që ju ndihmojnë ta mënjanoni erën e keqe të lëkurës”

Pini sa më shumë ujë

Përderisa trupi i njeriut është i mbushur me toksine, konsumimi i sasisë së madhe të ujit përgjatë ditës ju ndihmon t’i shpërlani ato nga organizmi, dhe kështu e përmirësoni erën e trupit tuaj.

Pirja e ujit po ashtu ndihmon në tretje të shëndetshme, e bënë lëkurën më të pastër dhe të shëndoshë, e rrit nivelin e energjisë së trupit dhe ju ndihmon të humbni peshë.

Soda e bukës

Soda e bukës ka shumë funksione përfshirë këtu edhe uljen e erës së keqe të trupit. Duke qenë se është e mbushur me pH, soda e bukës mund ta ulë aciditetin tek bakteret që shkaktojnë erë dhe kështu djersiteni më pak. Më pak djersitje do të thotë më pak erë e keqe e trupit.

Një mënyrë e përdorimit të sodës së bukës për këtë qëllim është që ta përzieni atë me lëng të limonit, të cilin më pas e aplikoni nën sqetulla gjatë natës.

Hani më shumë fruta

Frutat përveç që janë të pasura me vitaminën C, ato përmbajnë sasi të lartë edhe të aciditetit. Konsumimi i tyre më i shpeshtë do ta ndryshojë pH e trupit tuaj, duke e bërë më të vështirë zhvillimin e baktereve.

Çaji i gjelbër

Çaji i gjelbër përmban antioksidantë dhe tanine të cilat ndihmojnë në reduktimin e erës së trupit. Antioksidantët ndihmojnë në largimin e toksineve nga trupi ndërsa taninet e ulin dukshëm sasinë e djersës. Kështu, konsumimi më i madh i çajit të gjelbër e mbanë nën kontroll erën e keqe të trupit.

Uthulla

Uthulla e bardhë ose ajo e mollës, e ndryshon nivelin e pH në lëkurën tuaj duke e bërë më të vështirë ngjitjen e baktereve që mbajnë erë. Thjeshtë përziejeni një lugë uthull me dy lugë ujë, dhe spërkateni atë nën sqetulla.

Mos harroni, larja e shpeshtë e trupit, veshja e rrobave nga pambuku që e lejon lëkurën të marrë frymë, mbajtja e trupit sa më pak të djersitur dhe përdorimi i deodorantëve të përshtatshëm, po ashtu ndihmojnë për ta maskuar erën e keqe të trupit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme