Si të eliminoni njollat kafe të lëkurës?

Prishtinë | 06 Mar 2024 | 01:54 | Nga Ekonomia Online

Një nga mjetet natyrale që ndihmon në zbardhjen e njollave të errëta në lëkurë janë patatet. Ju mund të aplikoni lëng patatesh të ziera ose feta të hollë patateje në zonat e errëta të lëkurës. I lini për 10-15 minuta dhe më pas e shpëlani lëkurën me ujë të ngrohtë.

Nëse e aplikoni këtë çdo ditë, pas 7-8 ditësh do të vëreni ndryshimet e para.

Gjithashtu mos harroni edhe fuqinë e aloe verës, sidomos nëse ju ndodhet një e tillë në shtëpi. E prisni atë përgjysmë dhe xhelin e aplikoni tek njollat kafe të lëkurës, transmeton televizioni publik.

E lini të thahet për 20 minuta. Në fund me ndihmën e një peshqiri dhe ujë të vakët pastrojeni. Përsëriteni disa herë në javë këtë trajtim.

Të dyja trajtimet rekomandohen për njollat kafe që gjendet tek duart dhe tek shpina.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme