Patologjitë alergjike janë tragjedia e vërtetë e shekullit. Kush vuan nga alergjitë e di mirë se sa e vështirë është diagnoza e si rjedhojë shërimi. Kalohet nga rrufa alergjike deri në situata mjaft të rënda shikimi anafilaktik si rrjedhojë e gëlltitjes së një ushqimi që organizmi ynë nuk e pranon.
alergjiNdodh shpesh të jemi të rrethuar nga disa molekula që trupi ynë nuk i pranon: për shembull molekulat e ndotjes së ambientit, konservantë e ngjyruesit tek ushqimet, gjurmë pestiçidesh e kështu me radhë. Siç shihet terapia është shumë e vështirë.
Gjëja më e mirë në aspektin ushqimor është konsumimi i produkteve biologjike ku të mos jenë të pranishme substança të papranueshme nga organizmi ynë, e duke parapëlqyer ato produkte të pasura me vitamina dhe antioksidues.
Ushqimet që duhen preferuar: ananasi, pjepri, manaferrat e në përgjithësi ushqime me prejardhje biologjike.
Ushqime që duhen kufizuar: agrumet, domatja, luleshtrydhet, nënproduktet e qumështitr, veza.
Fitoterapia: ribes të zbutura për orë të tëra në gliçerinë: 20 pika esëll në mëngjes dhe para darke.