A është gripi më i rrezikshëm për gratë shtatzëna?
Sistemi imunitar është më i dobët kur jeni shtatzënë, kështu që ju jeni më shumë të prekshme nga sëmundjet në përgjithësi. Dhe gripi mund të bëhet serioz shumë shpejt gjatë shtatzanisë dhe të komplikohet nga infeksionet si pneumonia. Gratë shtatzëna me grip gjithashtu kanë një shans më të madh për të ndeshur probleme serioze gjatë zhvillimittë fëmijës së tyre të palindur, përfshirë lindjen e parakohshme. Sigurisht, jo çdo rast i gripit në shtatzëni do të ketë pasoja të rënda, por statistikisht gjasat janë më të mëdha gjatë kësaj periudhe.
Çilat janë simptomat që duhet të vëreni?
Gripi zakonisht fillon me ethe, dhimbje dhe lodhje, e pasuar nga simptomat e të ftohtit, të tilla si hundët e bllokuara, teshtima, dhimbje fyti, kollë dhe të dridhura. Ju mund të keni diarre ose të vjella. Merrni menjëherë ndihmë urgjente mjekësore nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma:
Vështirësi në frymëmarrje;
Mukus i përgjakshëm;
Dhimbje ose presion në gjoks ose bark;
Dhimbje të papritura;
Vjellje të forta ose të vazhdueshme;
Nuk e ndjeni fëmijën të lëvizë shumë;
Temperaturë e lartë që nuk i përgjigjet ilaçeve për t’u ulur;
Çfarë duhet të bëj nëse më duket sikur po më kap gripi?
Nëse sëmureni me simptoma të ngjashme me gripin, qëndroni në shtëpi, kufizoni kontaktin me të tjerët dhe konsultohuni me mjekun. Mjeku do të përcaktojë nëse keni nevojë të shkoni për testim ose trajtim. Nëse keni kontakt të ngushtë me dikë që është prekur nga gripi, pyesni mjekun nëse ju nevojitet trajtim për të zvogëluar shanset që ta merrni edhe ju sëmundjen. Mbani mend se gripi mund të ngjitet para se i sëmuri të shfaqë simptoma dhe deri një javë pasi simptomat janë larguar.