Si të pajtohen shqiptarët dhe serbët e Kosovës?

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 09:26 | Nga

Sot do të publikohet hulumtimi “Zbërthimi i konceptit të pajtimit në kontekstin e Kosovës” nga Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim.

Besa Kabashi Ramaj – drejtoreshë, Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim, tha se ky hulumtim, një vjeçar i bërë në tërë Kosovë, zbërthen konceptin e “pajtimit” në mes të shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës nëpërmjet pikëpamjes autentike të qytetarëve të Kosovës, dhe i cili ngrit vëmendjen mbi çështje të cilat janë esencial për t’u arritur pajtimi.

“Ky projekt është dy vjeçar. Fatkeqësisht deri më tani të gjitha iniciativat që kanë qenë për këtë problem, nuk kanë pasur shumë sukses”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ajo bëri me dije se ky është hulumtimi i parë i këtij lloji në Kosovë dhe rajon. “Ky hulumtim është bërë nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Ne kemi përdoru metodat kualitative dhe kuantitative”, tha ajo. “Ne këtë hulumtim kanë marrë pjesë edhe banorët në veri të Kosovës”, tha jo.

“Qëllimi i rezultateve të këtij hulumtimi është që të shërbejë si bazament i çfarëdo përpjekjeve vendore dhe ndërkombëtare për të arritur pajtimin, si dhe për t’i shtyrë vendet fqinje të aplikojnë një hulumtim të tillë me qëllim të arritjes së një qasje rajonale për pajtim”, tha ajo.

Kabashi Ramaj, vlerësoi se pajtimi sipas respodentëve është ndryshe nga institucionet. Sipas saj ky hulumtimi është realizuar nga disa grupmosha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme