Si të parandaloni tharjen dhe tkurrjen e muskujve

Prishtinë | 20 Mar 2023 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Sarkopenia është një humbje atrofike, degjenerative e masës dhe forcës muskulore që ka të bëjë me moshën

Në masë të madhe kjo shpjegon rrëzimin dhe thyerjet e gjymtyrëve te njerëzit e moshuar.

Pas moshës 25 – 30-vjeçare proceset e rigjenerimit dhe rikuperimit në trup fillojnë të ngadalësohen dhe nga kjo moshë masa e muskujve zvogëlohet në përpjesëtim prej 0,5 – 1% për çdo vit.

Ky proces konsiderohet si një shenjë natyrale e zhdukjes që kanë të bëjnë me moshën.

Mirëpo, edhe faktorët e tjerë mund të shkaktojnë lëndime apo sëmundje serioze:

∙ Stili i jetës ulur – humbja më e shpejtë e indeve ndodh tek njerëzit e imobilizuar pas lëndimit ose sëmundjes serioze;

∙ Mosbalancimi i ushqimit – mungesa e ushqimit proteinik me përmbajtje të lartë të energjisë çon deri në dëmtimin e tretjes dhe absorbimit të përbërësve ushqyes;

∙ Sëmundjet kronike.

Shërimi i sarkopenisë

Është me rëndësi të zbulohet shkaktari kryesor i sëmundjes dhe të veprohet kundër atij shkaktari; eliminoni mungesën e hekurit, vitaminave dhe kromit.

Është e domosdoshme të fillohet me çfarëdo aktiviteti fizik. Çdo aktivitet i rregullt fizik do të sjellë përmirësime të rëndësishme.

Është e domosdoshme që në ushqim të përfshihen proteinat, por edhe të konsumohet më shumë ushqim i cili prodhon thartirë në lukth, në mënyrë që të absorbohen më mirë proteinat.

Gjithashtu do të duhet të zvogëloni konsumimin e ëmbëlsirave, qullit dhe karbohidrateve, alkoolin dhe pijet e gazuara.

“Goli që askush nuk e kupton…” – mediat sportive me kritika të ashpra ndaj Unitedit

Domethënë, nga ushqimi t’i eliminoni lëngjet, ëmbëlsirat dhe miellin.

Qe se çfarë mund t’ju ndihmojë që të parandaloni sarkopeninë:

∙ Vitamina D;

∙ Thartirat e ngopura yndyrore të omega 3,

∙ Aminothartirat,

∙ Ekstrakti i çajit të gjelbër,

∙ Magnezi,

∙ Melatonina,

∙ Proteinat.

Të gjitha suplementet e ushqimit patjetër duhet të merren me rekomandimin dhe nën mbikëqyrjen e mjekut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme