Si të përballoni humbjen e punës suaj

Prishtinë | 10 Gus 2023 | 23:50 | Nga Ekonomia Online

Humbja e një pune, sigurisht që mund të jetë një pengesë, por kjo nuk do të thotë që duhet të ndikojë negativisht në karrierën tuaj. Gjëja më e rëndësishmë është të mendoni pozitivisht dhe të kërkoni për oportunitete të tjera.

Si duhet të silleni kur jeni duke lënë punën tuaj:

Duhet të ikini nga ajo punë në mënyrë sa më profesionale: Duhet të keni parasysh që mund të punoni me manaxherët tuaj ose me punonjësit e tjerë të asaj kompanie në një kompani tjetër, kështu që nuk duhet të bëni asnjë sjellje jo-profesionale në mënyrë që të ruani reputacionin tuaj profesional.

Negocimi: Shumë kompani duan të ruajnë reputacionin e tyre edhe në kohë të vështira, kështu që ju mund të përfitoni nga kjo. Mund të negocioni duke iu kërkuar që përfitimet tuaja nga kjo kompani të vazhdojnë edhe për një periudhë të caktuar kohe.

Referencat: Sigurohuni që të ruani kontaktet me manaxherët e kësaj kompanie të cilët mund të flasin mirë për etikën tuaj në punë dhe aftësitë tuaj. Aspekt shumë i rëndësishëm në karrierën tuaj në të ardhmen janë edhe referencat pozitive nga kjo kompani që ju po largoheni.

Rrjeti juaj i të njohurve duhet të dijë që ju jeni tashmë në kërkim të një pune. Fuqia e fjalës është ende një nga mënyrat më të mira për të gjetur mundësi për punë.

Ndryshoni CV-në tuaj dhe profilet tuaja online: Tashmë që ju jeni duke u larguar nga një punë dhe jeni duke kërkuar një punë të re duhet të bëni çdo ndryshim të mundshëm në CV apo në profilet tuaja në mediat sociale.

Ka gjithmonë mundësi pune për ata individë që kanë dëshirën dhe janë të gatshëm për shkuar atje ku është nevoja për punë. E rëndësishme është që ju të mos e përjetoni shumë keq situatën kur largoheni nga një punë dhe të keni vullnet për të kërkuar një punë tjetër, kështu do të ketë gjithmonë një mundësi për ju.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme