Më shumë se 500 milionë njerëz përdorin Stories Instagram çdo ditë. Kjo ju jep një mundësi për të arritur dhe angazhuar rregullisht para një audience massive. Në fakt, mbi një e treta e story-ve më të shikuara vijnë direkt nga markat.
Me story-t që zhduken pas 24 orëve, ju jepet mundësia të ekpserimentoni me përmbatje të ndryshme krijuese. Më poshtë mund të lexoni tre mënyra të cilat ju mësojnë si të përdorni story-t tuaja për të rritur markën e instagramit.
Bëj zbulime
Hashtags dhe etiketimet mund t’ju ndihmojnë të bëheni të zbulueshëm për audiencën tuaj të synuar. Shtimi i story-ve të duhura në llogarinë tuaj mund të ndihmojë në rritjen e numrit të ndjekësve ndërsa fokusohet në fitimin e klientëve cilësorë.
Krijo përmbajtje të angazhueshme
Story-t e Instagram-it shikohen vertikalisht dhe vënë në funksion të gjithë ekranin tënd. Mësoni veçoritë e ndryshme dhe eksperimentoni me ta në përmbajtjen tuaj. Kjo mund të jetë një mënyrë krijuese për të dalluar markën tuaj nga konkurrenca juaj. Provoni të përdorni funksionin e sondazhit për të marrë informacion mbi vendimet e biznesit të tilla, si produkti i ri që dëshironi të krijoni, pasi që klientët tuaj mund t’ju japin reagime direkte.
Monitoroni performancën tuaj
Duke arritur të kuptoni analizimin e të dhënave në instagram, ju mund të jeni në gjurmët e suksesit të story-ve tuaja. Nëse ju i kushtoni vëmendje numrit të personave të cilët janë angazhuar duke parë storyn tuaj, lehtësisht mund të kuptoni performancën tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë lloj përmbajtje është më e mirë për t’u publikuar dhe se çfarë duhet ndyshuar.