Si të ruajmë marrëdhëniet gjatë karantinës

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Pasiguria e kësaj periudhe, shqetësimi i vazhdueshëm për shëndetin dhe, e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, perspektivat e zymta ekonomike, e vënë jo pak në provë edhe marrëdhënien mes partnerëve.

Dhe kujdesi në këtë drejtim duhet të jetë edhe më i madh gjatë kësaj periudhe.

Rëndësia e përkëdheljeve – Disa studime kanë zbuluar se një përqafim i ngushtë, që zgjat për disa minuta, provokon lëshimin e oksitocinës, një nga hormonet e mirëqenies. Mos hiqni dorë nga jeta seksuale.

Ruani mirësjelljen – Në një rast si ky, e rëndësishme është jo vetëm ajo që themi, por edhe mënyra si e themi. Mirësjellja reciproke duhet të kthehet në domosdoshmëri.

Ndërtoni një skemë rutinë ditore – Zgjimi, ngrënia, gatimi, puna, kujdesi për shtëpinë, koha e televizorit, fjetja.

Rikthimi te pasionet e vjetra – Gjatë kësaj kohe kur na mungojnë miqtë, sportet në TV, palestra, klubet, etj., një këshillë e mirë do të ishte rikthimi, ri-zbulimi i dashurive të hershme. Mos e humbni rastin, para se të rikthehet normaliteti.

Rrugë të lirë krijimtarisë – Sigurisht të ngopur me filma dhe rrjetet sociale, le t’i japim pak kohë edhe krijimtarisë, ndonjë lojë të re, një karaoke, një recetë e re gatimi, etj.

Të ngjashme