“Sicario: Day of the Soldado” midis filmit të luftës dhe vesternit

Prishtinë | 08 Kor 2018 | 18:55 | Nga

“Sicario: Day of the Soldado”, nën regji të Stefano Sollimas dhe me skenar të Taylor Sheridan, është vazhdimësi e pazakontë.

Më i çuditshëm, më pak inovativ dhe jo me aq pretendime si “Sicario” (i lansuar në vitin 2015 nën regji të Denis Villeneueve dhe i shkruar nga Sheridan), mëton të përparojë më shumë, duke u zgjeruar mbi origjinalin e më pas duke e ngushtuar qëllimin e tij, shkruan Koha Ditore.

Emily Blunt mungon, dhe në këtë formë edhe mprehtësia që e ka bërë interesant “Sicarion”. Kësaj radhe, jemi në një territor më të njohur të këtij zhanri. Vetëm se cilit zhanër i takon “Day of the Soldado”.

Kur një bombardues xhihadist hedh veten në ajër afër kufirit ShBA-Meksikë, dhe sulmi pasohet nga tjetri, mund ta paramendoni se e dini se çfarë vjen më pas: rikthim i kohës së Trumpit për të ashpërsuar rrëfimin gjeopolitik të hakmarrjes që lulëzoi gjatë mandatit të George W. Bush.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme