Siguria e punëtorëve në Kosovë, në nivelin zero

Prishtinë | 28 Pri 2017 | 11:45 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në bashkëpunim me Bashkimin Evropian Zyra në Kosovë, dhe partnerët socialë e aktorë të tjerë kanë hapur fushatën për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Në konferencën e përbashkët për media u tha se Kosova nuk ka kushte të mira pune për punëtorët dhe se siguria dhe shëndeti i tyre është në nivelin zero, raporton Ekonomia Online.

Basri Ibrahimi nga Inspektorati i Punës ka thënë se gjendja e punëtorëve në Kosovë është shumë e keqe. Ai ka theksuar se askush nuk po sensibilizohet me këtë gjendje.

Në anën tjetër Libor Chlad nga zyra e BE-së në Kosovë ka thënë se zhvillimi ekonomik në Kosovë është i rëndësishëm, pasi që gjeneron vende të reja pune.

Ai ka theksuar se gjendja më e rëndë e punëtorëve është ne sektorin e ndërtimit.

“Është vështirë të pritet performancë e lartë e punëtorit në punë përderisa ai shqetësohet për sigurinë që e ka në punë. Punëtorët në sektorin e ndërtimit janë ata që janë më të rrezikuar nga mos respektimi i të drejtave të punëtorit”, tha ai.

Chlad ka shprehur gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar sigurinë dhe shëndetin në punë.

Zv.ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi, ka thënë se si Qeveri kanë për qëllim që të gjithë qytetarët të jenë të sigurt dhe të shëndetshëm në punën të cilën e bëjnë.

Ai ka thënë se njëra nga pikat kyçe e MSA-së është zhvillimi ekonomik dhe asistenca teknike për ofrimin e kushteve të punës.

Kamberi ka thënë se Kosova ka kërkuar nga BE-ja që të mbështes procesin e harmonizimit e asistencës teknike.

“Organizimi i fushatës informuese është një instrument i cili ndikon në ngritjen e vetëdijes në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, sikurse edhe përmirësimin e implementimit të kërkesave ligjore për mbrojtjen e punëtorëve dhe përmirësimit të kushteve të tyre të punës”, ka thënë Kamberi.

Të ngjashme