Silvinjo tregon pse nuk i ftoi Dakun dhe Mujën për miqësoret e marsit

Prishtinë | 16 Mar 2024 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Silvinjo e ka komentuar mosthirrjen e Mirlind Dakut, Arbnor Mujës dhe Klaus Gjasulës për miqësoret e marsit.

Pavarësisht mosftesës, Silvinjo thotë se ata janë pjesë e planeve të tyre, por që siç shtoi ai, nuk mund t’i thërret mbi 30 lojtarë, njofton Klankosova.tv.

“Daku, Muja, Gjasula kanë bërë mirë me neve, që i kam në konsideratë, por nuk janë këtu për zgjedhje teknike. Kam nevoj që të shikoj lojtarët, ka shumë dhimbje koke për një trajner, unë dua dhimbje koke për këtë. Daku, Muja Gjasula janë lojtarë të rëndësishëm, janë pjesë e planin tonë, s’mundem t’i thërras 30 lojtarë”, u shpreh Silvinjo në konferencën për shtyp.

Për dallim nga Daku dhe Muja, ftesë për herë të parë mori Arbër Hoxha.

Shqipëria gjatë këtij muaji do t’i luajë dy miqësore, me Kilin dhe Suedinë.

Të ngjashme