“Në një skuadër me më pak zgjidhje, mendoj se Ronaldo do të përshtatej më mirë sepse ai gjeneron shumë zgjidhje. Ndërsa për një ekip që fokusohet në futboll, Messi është shumë më i mirë”.
Ka pak njerëz që dinë më shumë se trajneri Diego Simeone, kur bëhet fjalë për përballjen me yjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Simeones i është dashur që të ballafaqohet me dy sulmuesit e lartpërmendur, që nga koha kur u emërua menaxher i skuadrës Atletico Madrid në vitin 2011, shkruan Givemesport, transmeton Klan Kosova.
Ai i mundi të dy në La Liga në vitin 2014, e cila ishte arritja e tij kurorëzuese – por humbi ndaj Barcelonës gjatë vitit të kaluar.
Menaxheri i Atletico Madrid ndoshta ka menduar se nuk do të takohet sërish me Ronaldon pasi që ai u largua nga Real Madrid.
Mirëpo ishte pikërisht Ronaldo ai që e nxori Atletico Madrid jashtë Ligës së Kampionëve, duke realizuar një hattrick.
Pasi atij iu desh që të merrej me të dy lojtarët për tetë vjet radhazi, Simone ka dhënë disa detaje që ai beson se e bëjnë dallimin mes tyre.
“Në një skuadër me më pak zgjidhje, mendoj se Ronaldo do të përshtatej më mirë sepse ai gjeneron shumë zgjidhje. Ndërsa për një ekip që fokusohet në futboll, Messi është shumë më i mirë”.