Simiq për arrestimin e Gjuruqit, fton në raportim tashmë ministrin e shkarkuar Flamur Sefaj

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 10:16 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i komisionit Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, Igor Simiq, i cili vjen nga Lista Serbe, ka thënë se do ta thërras për raportim ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj lidhur me aksionin e njësisë Speciale në veri të Mitrovicës, ku u arrestua Marko Gjuriq.

Por kur ishte duke u mbajtur mbledhja e këtij komisioni është bërë publik vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për shkarkimin e Sefajt, raporton Ekonomia Online.

Vendimi i kryeministrit vjen pas operacionit të djeshëm të realizuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova

“Ju njoftoj se do të thërras Flamur Sefajn në raportim për veprimet e policisë në veri të Mitrovicës për ato që përjetuam atje. Është treguar që drejtësia nuk ekziston, ministrat dhe deputetet duhet të kenë mbrojte, policët kanë shkelur të drejta tona. Kemi kërkesë në inspektorat policor për këtë çështje. Lista serbe dhe anëtarët e saj në kuvend janë opozitë”.

Simiq në fillim të mbledhjes u ankua se takimi i sotëm është thirrur pa dijeninë e tij. Ai tha se askush nuk e ka njoftuar për mbajtjen e mbledhjes dhe kjo sipas tij kjo është e kundërligjshme.

Por, megjithatë tha se qëndroi në mbledhje për hirë të respektit ndaj anëtarëve të komisionit

“Dua të kërkojë nga administrata kërkesat nga anëtarët për mbajtjen e mbledhjes. Kërkush nuk më ka njoftuar se do të mbahet kjo mbledhje. Materialin e kam marrë para tre minutash. Anëtarët serb të komisionit do të mbesin këtu, mendoj se nuk është në rregull. Herën e kaluar kam kërkuar të shtyhet mbledhja por nuk është shtyrë”.

“Ju lus të punojmë në tonin më të mirë që kemi punuar deri tash. Nuk është mirë që mbledhja është caktuar pa dijeninë time, kjo është kundër ligjit, këtë mos e lidhni me ngjarjen e para tri ditëve, po flas si jurist. Do të qëndroj për hir të respektit qe keni ardhur sot”.

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ka shqyrtuar Projektligjin për Metrologji, dhe Projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik dhe disa Projektligje të tjera.

Të ngjashme