Simpoziumi Ndёrkombёtar: Dhuna nё shkolla nё kontekst

Prishtinë | 16 Tet 2017 | 09:03 | Nga

Në Fakultetin Filozofik, Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” do të mbahet simpoziumi me titullin “International Symposium: School Violence in Context”. Ky simpozium është pjesë e projektit hulumtues të realizuar tash e dy vite nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, i cili ka për qëllim identifikimin e faktorëve shumëdimensionalë që e ndikojnë dhunën në shkollat e mesme të ulëta në Kosovë.

Me mbështetjen e UNICEF-it, Zyrës në Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), simpoziumi do të bëjë bashkë ekspertë dhe studiues të fenomenit të dhunës në shkolla me renome ndërkombëtare dhe rajonale, të cilët vijnë nga Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Serbia, Greqia dhe Turqia. Përveç kësaj, kjo ngjarje ka për qëllim të ofrojë mundësi për shkëmbim të njohurive dhe ekspertizës nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë të fushës së shëndetit mendor, edukimit, politikbërësve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile nga vendi dhe rajoni.

Konsiderojmë se simpoziumi do të ofrojë një mundësi të mirë për të kuptuar situatën e dhunës në shkolla në regjion dhe vendin tonë, si dhe për të draftuar strategji të efektshme për parandalimin e këtij fenomeni. Për më shumë hollësi rreth aktiviteteve të simpoziumit, bashkangjitur do të gjeni edhe agjendën. Ju ftojmë ta ndiqni nga afër këtë ngjarje, e cila përbën një arritje cilësore shkencore dhe me perspektivë afatgjatë përbrenda Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme