Simptomat paralajmëruese që jeni të lodhur emocionalisht dhe mendërisht

Prishtinë | 29 Jan 2022 | 22:51 | Nga Ekonomia Online

Jetët tona të zëna kanë tendencë të na dërrmojnë, me përgjegjësi të punës, familjes, obligimet, fëmijët dhe ndonjëherë nuk kemi kohë të ndalemi dhe të marrim frymë.

Vjen një pikë kur jemi të lodhur dhe mundohemi të bëjmë ndryshime në jetën tonë, mundtë jenë ndryshime fizike si humbja e peshës, apo edhe spirituale dhe emocionale.

Ne ndonjëherë harrojmë të pushojmë:

Nëse ndjehemi të lodhur emocionalisht, fizikisht dhe mendërisht, është për shkak se kemi harruar të merremi me vetën tonë, duke u marr me punët e tjera, raporton “The Hearty Soul”.

Ne besojmë që është e pranueshme të jemi të zënë gjatë gjithë kohës. Ne punojmë shumë dhe harrojmë të pushojmë. Ne kujdesemi për tjerët dhe harrojmë të kujdesemi për tjerët. Dhe për këtë arsye, disa përjetoj stres kronik. Ndërsa, disa të tjerë, thjeshtë lodhen dhe e kanë të vështirë të kalojnë ditën.

Por të gjithë kemi diçka të përbashkët- diçka që harrojmë të mbështesim vetën – dhe ajo është t’i japim pushim vetës, që është një aktivitet tejet i rëndësishëm për vet kujdesin.

Këtu gjeni tetë shenjat paralajmëruese që tregojnë që jeni lodhur emocionalisht dhe mendërisht, nëse keni këto shenja ka ardhur koha të i jepni pushim vetës.

Ju irritoheni lehtë.

Ndjeheni plotësisht të pamotivuar – madje edhe për t’i bërë gjërat që normalisht kënaqeni.

Përjetoni ankth dhe sulme paniku.

Keni probleme me gjumë – Ju duhen orë të tëra për të fjetur, ose gjumi juaj prishet gjatë gjithë natës.

Ju nuk keni durim dhe nuk kontaktoni me familjarë dhe shoqëri.

Keni dhembje stomaku gjatë gjithë kohës.

Filloni të qani papritur.

Ndjeheni të shkëputur nga realiteti – me një fjalë ndjeheni bosh.

Të ngjashme