Sindikalistët e Shëndetësisë reagojnë ndaj vendimeve të Qeverisë, dalin me dy kërkesa

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar ndaj vendimeve të fundit të marra nga Qeveria e Kosovës.

FSSHK ka thënë se në koordinim të plotë me të gjitha odat e profesionistëve shëndetësorë “reagon ashpër” dhe kërkon që shtesat mujore prej 300 euro për personelin shëndetësor të paguhen për muajt maj e qershor, e jo për muajt korrik e gusht.

“FSSHK në koordinim të plotë me të gjitha ODAT e profesionistëve shëndetësor reagon ashpër dhe kërkon si në vijim:

– Që shtesa mujore prej 300.00 euro për personelin shëndetësor të paguhet për muajt MAJ dhe QERSHOR e jo për muajt KORRIK e GUSHT;

– Që të miratohet me rishikim të buxhetit shtesa mbi pagë konform vlerave të koficientëve që kanë qenë të përfshira në katalogun e Ligjit të shfuqizuar për pagat në sektorin publik deri në aprovimin e Ligjit të ri për pagat në sektorin publik(me disa ndryshime).

E njoftojmë opinionin e gjerë se FSSHK së bashku me ODAT e profesionistëve shëndetësor ka 3(tre) ditë që ka kërkuar takim me Kryetaren e Parlamentit të Kosovës znj. Vjosa Osmani në lidhje me kërkesat të cilat do të duhet të miratohen nga deputetët e Parlamentit të Kosovës, por ky takim deri më tani nuk është zhvilluar”, thuhet në njoftim.

Po ashtu ka kërkuar që të miratohet me rishikim të buxhetit shtesa mbi pagë konform vlerave të koeficientëve që kanë qenë të përfshira në Ligjin për Paga në sektorin publik, të shfuqizuar tashmë, deri në aprovimin e Ligjit të ri për paga.

Po ashtu FSSHK ka treguar se është kërkuar qe tri ditë takim me kryeparlamentaren Vjosa Osmani, në lidhje me kërkesat, por nuk është mundësuar kjo.

FSSHK po ashtu ka thënë se me këto veprime Qeveria Hoti po e çon shëndetësinë publike drejt kolapsit, gjë për të cilën nuk do të marrin përgjegjësi punëtorët shëndetësorë.

Të ngjashme