Krerët e tri sindikatave në Kosovë, arsimit, shëndetësisë e policisë kanë mbajtur sot një takim pas të cilit kërkojnë takime urgjente me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën, kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinajn, dhe avokatin e popullit, Hilmi Jasharin.
Sipas një komunikate të lëshuar, SBASHK-u, FSSHK dhe SPK kërkojnë dërgimin e Projektligjit për Buxhetin 2020 në Kuvendin e Kosovës, me qëllim të shmangies së trazirave sociale.
Njoftimi i plotë:
Në takimin e përbashkët ne mes Sindikatës së Bashkuar te Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Federatës Sindikale të Shëndetësisë (FSSHK) dhe Sindikatës se Policisë (SPK) duke parë rrethanat aktuale në te cilat ndodhemi, paraqesim brengen tonë për përkeqësimin e mirëqenies sociale te anëtarësisë tonë dhe në kuadër te saj njoftojmë opinionin e gjerë se kërkojmë takim urgjent me Kryeparlamentarin z. Glauk Konjufca, Kryeministrin ne detyre z.Ramush Haradinaj dhe Avokatin e popullit z.Hilmi Jashari.
Te tri sindikatat nga Kryeministri ne detyre kërkojnë qe ta dërgoj ne Parlamentin e Kosovës Projektligjin për buxhet për vitin 2020 me qellim të shmangies së trazirave sociale. Ndërsa nga Kryeparlamentari kërkojmë qe te ndërmarr hapa ligjor parlamentar për aprovimin e buxhetit me kohe. Avokatit të popullit i drejtohemi me kërkesën e thjesht qe te procedoj kërkesat e sindikatave te punëtoreve të sistemit publik, në lidhje me revokimin e vendimit për masën e përkohshme për pezullimin e Ligjit te pagave. E gjithë kjo behet në përpjekje te ruajtjes se qetësisë sociale ne Republikën e Kosovës.