Sindikalistët paralajmërojnë greva dhe protesta

Prishtinë | 23 Shk 2019 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Pas miratimit të Ligjit për Pagat nga Kuvendi i Kosovës, shërbyesit civilë, Sindikata e Korporatës Energjetike e Kosovës si dhe Sindikata e Punëtorëve në Shërbimin Korrektues kanë kërkuar nga Presidenti Hashim Thaçi, që ta kthejë këtë ligj në Kuvend.

Ndër të pakënaqurit me këtë ligj janë edhe Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe të Tregut të Energjisë në Kosovë (KOSTT), kirurgët e Qendrës Klinike Universitare dhe mësimdhënësit e ciklit të ulët.

Mirëpo Thaçi ka lejuar që heshtazi ligji të konsiderohet i shpallur, pasi as nuk e ka nënshkruar atë dhe as nuk e ka thyer në Kuvend, shkruan gazeta Zëri.

Kështu tani disa prej këtyre sindikatave paralajmërojnë mundësinë e protestimit ose të futjes në greva, megjithëse e konfirmojnë se nuk janë të informuar mjaftueshëm me përmbajtjen e ligjit, si dhe me procedurat e me hyrjen në fuqi të atij ligji.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme