Sindikata e Administratës dhe ajo e Policisë propozojnë ndryshime ligjore për njohjen e stazhit të viteve ‘90

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 07:56 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe ish-Sindikata e Policëve të viteve ’90 kanë kërkuar sërish nga institucionet e vendit që të ndryshojnë Ligjin për skemat sociale të financuara nga shteti.

Ato kanë dërguar një draftligj me ndryshimet që, sipas tyre, duhet të ndodhin, duke eliminuar, siç kanë thënë, diskriminimin që iu bëhet tani me mosnjohjen e stazhit të punës të viteve 1989-1999, në kohën kur janë larguar dhunshëm nga puna, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në këtë draft të dërguar ata kanë kërkuar që të ndryshohen kushtet dhe kriteret për njohjen e të drejtave në pension kontributpagues të moshës, duke kërkuar që stazhi i punës të jetë më së paku 10 vjet.

Sipas sindikatave, “shkaku kryesor që kjo kategori nuk i ka 15 vjet nuk lidhet me fajin e tyre, por lidhet me dëbim në baza diskriminuese dhe arbitrare që përmban një rrethanë të re të jashtëzakonshme përtej dispozitës së tashme të ligjit, pasi dëbimi i punëtorëve është bërë në mënyrë diskriminuese dhe arbitrare dhe vendimet e marra në atë kohë nuk do duhej të prodhonin pasoja”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme