Sindikata e Ministrisë së Kulturës, mban sot protestë kundër dhunës në institucione

Prishtinë | 14 Nën 2024 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), organizon sot protestë kundër dhunës në institucione, lidhur me sulmin fizik të kryer nga zëvendësuesi i sekretarit të kësaj ministrie, Xheladin Krasniqi, ndaj zyrtarit të MKRS-së, Miftar Latifi, raporton Ekonomia Online.

“Kjo protestë organizohet si një thirrje kundër çdo forme të dhunës dhe për respektimin e integritetit të zyrtarëve publikë, si dhe për të kërkuar që ky rast të trajtohet me drejtësi nga institucionet përkatëse. Protesta do të mbahet para objektit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit prej orës: 12:00”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme