Sindromi Sanduloviq

Prishtinë | 07 Jan 2024 | 23:00 | Nga Shkëlzen Maliqi

Në Serbi, fashizmi është në pushtet në shtetin e thellë dhe në shumë institucione, i mbështetur nga mediat dhe lideri i madh dhe i vetëm, i cili 24 orë në ditë manipulon qytetarinë e fshatarizuar serbe, si Janusi modern, fjalaman, patetik, i përlotur, komiko shpotitës.

Shërbimet sekrete serbo-mëdha nuk fshihen më, vrasin kundërshtarët e regjimit edhe fizikisht.

Mënyra se si u rrah dhe u arrestua brutalisht presidenti i Partisë Republikane të Serbisë Sanduloviq është një tjetër dëshmi e primitivitetit kriminal dhe pandjeshmërisë etë shërbimeve sekrete (publike) të Republikës së Serbisë, e cila padyshim po bëhet e sëmura kronike e Ballkanit Perëndimor.

Turp dhe poshtërim për Serbinë Liridashëse! Është e trishtueshme të kesh si fqinj të parë një komb që është kaq thellë i infektuar me nacionalizmin kriminal…

Respekt për guximin dhe përkushtimin e Sanduloviqit për dashamirësi ndaj fqinjësisë së kombeve.

Vdekje fashizmit, liri popullit!

Të ngjashme