Sipas Serbisë, pranimi i Kosovës në Interpol do të ishte politizim i tij

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, deklaroi se çfarëdo që të flitet për pranimin e Kosovës në Interpol paraqet politizim të asaj organizate, ndërsa pranimi eventual do të ishte shkelje e të drejtës ndërkombëtare dhe të Rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit të KB, raportojnë mediat serbe, transmeton Koha.net.

“Ky do të përbënte precedent dhe do të ishte në kundërshtim me rregullat e Interpolit, të cilat saktësisht dhe qartë parashohin që vetëm shtetet anëtare të OKB dhe vendet vëzhguese në OKB mund të jenë anëtare të Interpolit”, është shprehur ai.

Sipas tij, vendimi eventual i Asamblesë së Përgjithshme për pranimin e Kosovës do të ishte ekskluzivisht vendim politik, e pabazuar në në të drejtën ndërkombëtare, ndërsa pasojat do të ishin të dëmshme jo vetëm për Serbinë, por për të gjitha vendet anëtare të Interpolit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme