Siri: Raportohet për të vrarë nga një sulm me raketë

Prishtinë | 21 Gus 2017 | 08:52 | Nga

Nga një sulm me raketë afër një panairi të tregtisë në kryeqytetin Damask në Siri, janë vrarë së paku gjashtë vetë.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut ka raportuar mbrëmë se gjashtë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, kur raketa shpërtheu në hyrje të Panairit ndërkombëtar të tregtisë.

Mediat siriane e kanë konfirmuar këtë eksplodim, por zyrtarët nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë lidhur me viktima.

Ky panair i tregtisë, që ka filluar para 10 ditësh, dikur ishte ngjarje vjetore në Damask, por nuk është mbajtur prej vitit 2011, kur shpërtheu konflikti ndërmjet qeverisë së presidentit, Bashar al-Assad, dhe kryengritësve.

Pritej që në këtë panair të merrnin pjesë përfaqësuesit e 45 vendeve, ndërsa qeveria e ka paraqitur këtë zhvillim si shenjë se Siria po stabilizohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme