Sisi rizgjidhet president i Egjiptit me mbi 97 përqind

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 17:14 | Nga

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, është rizgjedhur për herë të dytë në këtë pozitë duke fituar zgjedhjet me 97.08 përqind.

Njoftimin se Sisi ka fituar zgjedhjet me këtë përqindje, e ka dhënë autoriteti zgjedhor në Egjipt, shkruan AFP, përcjell Klan Kosova.

Kryetari i këtij institucioni Lasheen Ibrahim ka thënë gjatë një konference se dalja në zgjedhje ka qenë 41.05 përqind, nga gati 60 milionë votues të regjistruar.

Ai ka thënë se 92.73 përqind të votave kanë qenë 24 milionë të hedhura, ndërkaq gati dy milionë fletëvotime kanë qenë të pavlefshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme