Komuna e Prishtinës, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë – PROTAX është jashtë funksionit.
Sipas njoftimit të kësaj komune, ky sistem menaxhohet nga Ministria e Financave, andaj edhe ka lutur qytetarët e Prishtinës për mirëkuptim.
“Njoftojmë qytetarët e Komunës së Prishtinës se Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë – PROTAX, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave, aktualisht është jashtë funksionit. I lusim qytetarët për mirëkuptim, derisa Departamenti i Tatimit në Pronë i Ministrisë së Financave ta zgjidhë këtë problem”, thuhet në njoftimin e komunës.