Situatë e qetë në Aeroport – Gara: Kemi rritje të madhe të udhëtarëve në krahasim me vitin 2019

Prishtinë | 09 Gus 2021 | 13:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mëngjesin e ditë së hënë, situata në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ishte më e qetë krahasuar me ditët tjera, ku edhe pati incidente si pasojë e fluksit të madh të qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, tha se arsyeja e turmave është fluksi i madh i mërgimtarëve dhe kërkesat e shteteve tjera që të jenë në aeroport tri orë më herët  në mbrojtje nga pandemia dhe për të dorëzuar dokumentet e kërkuara.

“Nëse krahasojmë këtë vit me vitin 2019 në muajin korrik  shohim një rritje të madhe, ndërsa nga muaji janar-korrik kemi kaluar shifrën mbi 1 milion udhëtarë”.

“Nga java e parë e gushtit kemi procesuar mbi 104 mijë udhëtarë dhe diku 660 fluturime ardhje-vajtje, kemi një valë më të madhe, sepse restrikcionet ku ata jetojnë kanë kërkuar të vinë tri orë më herët për shkak të dokumenteve të kërkuara”, tha Gara.

Mërgimtari nga Gjermania, Dardan Sahitaj, i cili me familje ka ardhur për pushime tek vendlindja e tij, në qytetin e Rahovecit, tha se në Kosovë ka qëndruar për 3 javë dhe si në ardhje ashtu edhe tash duke shkuar nuk ka hasur ndonjë problem të madh, vetëm vonesa të vogla.

“Kemi pasë 3 javë pushime e kemi kaluar mirë, kam dëgjua se janë ankua mërgimtarët për pritje”.

Qytetari tjetër nga Prizreni,  Ismet Hoxha, i cili jeton në Zvicër sapo kishte arritur në Aeroport dhe tha se nuk ka hasur në ndonjë problem.

No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme