Situatë emergjente në Fushë Krujë nga reshjet, evakuohet një familje

Prishtinë | 24 Sht 2019 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Reshjet intensive të natës së kaluar krijuan një situatë emergjence në zonën e Fushë Krujës. Për shkak të reshjeve lumi Zezë doli nga shtrati në disa vende, duke rrezikuar përmbytje të mëdha.

Në fshatin Larushk situata paraqitet më problematike si pasojë e reshjeve, ku 10 banesa rrezikuan përmbytjen, ndërsa nga njëra prej tyre u evakuua e gjithë familja.

Në Fushë Krujë një pjesë e tokave dhe rrugëve janë nën pushtetin e ujit, që po largohet ngadalë pas pushimit të reshjeve. Nga Shtabi i Emergjencave Civile të prefekturës është inspektuar në vend, gjatë natës, situata e cila deklarohet të jetë nën kontroll.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme