S’ka asgjë të keqe nga ndihma prej rusëve, thotë avokati i Trumpit

Prishtinë | 22 Pri 2019 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Rudy Giuliani, avokati i presidentit amerikan, Donald Trump, ka insistuar të hënën se “nuk ka asgjë të keqe” nëse fushata presidenciale e 2016-s ka marrë informata nga rusët.

Ai e bëri këtë deklaratë teksa Kongresi demokrat u zotua t’i nisë hetimet për keqbërjet e fushatës dhe krimet e mundshme të pengimit të drejtësisë bazuar në hollësitë e shpërfaqura në raportin e Këshilltarit të Posaçëm, Robert Mueller. Giuliani i quajti përpjekjet e fushatës Trump për të siguruar ndihmë politike nga përfaqësuesit e Qeverisë ruse si potencialisht të paarsyeshme apo jo ilegale, ka raportuar “Associated Press”.

“Nuk ka asgjë të keqe nëse merren informata nga rusët”, ka thënë Giuliani, duke iu referuar një takimi në “Trump Tower” gjatë qershorit të 2016-s midis të birit të Trumpit, Donald Jr., dhëndrrit të tij, Jared Kushner dhe ish-shefit të fushatës Trump, Paul Manafort me një avokat të lidhur me Rusinë. Fushata e Trumpit ishte në kërkim të informatave inkriminuese kundër kandidates demokrate, Hillary Clinton. Deklarata e Giulianit reflekton tensionet e krijuara pas publikimit të raportit prej 448 faqesh të Muellerit, në të cilin nuk është konstatuar konspiracioni kriminal mes fushatës Trump dhe Rusisë dhe as pengimi i drejtësisë, ndonëse për këtë gjë presidenti as nuk është shfajësuar plotësisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme