Pas përfundimit të deklarimeve të deputetëve në pikën jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, seanca e Kuvendit të Kosovës po vazhdon punimet pa kuorum.
“Nuk kemi kuorum të votojmë”, tha kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, kur erdhi koha të votohej një propozim i komisionit për arsim që të hyjë në rend dite.
Më pas erdhi një propozim nga shefi i GP LDK-së që në rend dite të hyjë edhe themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për deportimin e gjashtë shtetasve turq.
“Kemi pasë takim me shefat e GP-ve dhe jemi pajtu që ky komision të ketë 11 anëtarë. Ta fusim në rend dite”, tha Hoti.
Ndërsa shefi i GP VV, Glauk Konjufca u pajtua që formimi i komisionit të hyjë në rend dite, por tha se: “Ka mbetur çështja se kush do ta udhëheqë këtë komision”.
Por, në lidhje me këtë pikë ka kundërshtime nga partitë në pushtet, me rekomandimin se duhet të presin për interpretim se a konsiderohen inicues edhe përkrahësit e nismës.
“Unë se di qka doni me mrri me këtë komision, veç nejse”, tha kryesuesi Xhavit Haliti.
Aktualisht në seancë po diskutohet për këtë çështje.
Seanca e Kuvendit nisi rreth dy orë më parë me 61 deputetë në sallë, por tani nuk ka kuorum, në sallw janë vetëm 57 depuetetë.
Pas kësaj kryesuesi mori vendim që seanca të shkojë në pausë deri në orën 15-të