S’ka qetësi në KQZ, ndërpritet mbledhja – Daka sërish debaton me anëtarët e VV-së

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 14:30 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar sërish me tensione ndërmjet anëtarëve të këtij institucioni, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i KQZ-së Alim Rama nga VV-ja sërish, ka qenë i shqetësuar se pse anëtarët po i pengon procedimi i zarfeve me fletëvotime që vinë të shtunën.

Rama tha se video-mesazhi për tu bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje, nuk duhet të bëhet nga një person që e ka humbur kredibilitetin dhe që e konsideron veten person të urryer.

“Ju vet kryesuese keni deklaruar se jeni personi më i urryer në Kosovë. Nuk po e shoh të arsyeshme që tash video-ftesa të bëhet nga një person që e ka humbur kredibilitetin”.

“Unë kisha kërkuar që KQZ-ja si e tërë të bëj thirrje votuesve për zgjedhje”.

Pas kësaj deklarate të përfaqësuesit të VV-së reagoi kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

“A e keni pyetur ndonjëherë veten se pse kam deklaruar ashtu”.

Në ndërkohë Rama, tha se ajo vet e ka pranuar një gjë të tillë, përgjigje pas së cilës, Daka bashkë me anëtarët e tjerë e lëshuan sallën dhe braktisën mbledhjen e KQZ-së.

“Po sepse ju vet votuat që mos t’ia lejoni qytetarëve që të votojnë të shtunën apo ti dërgojnë votat të shtunën”.

Rama nga VV-ja sërish, ka qenë i shqetësuar se pse anëtarët po i pengon procedimi i zarfeve me fletëvotime që vinë të shtunën.

“Unë nuk e kuptoj pse ju pengon procedimi i zarfeve që vinë të shtunën dhe të gjithë ju e keni shkelur ligjin dhe Sekretariati nuk është në gjendje me na dhënë sepse njerëzit nuk e dinë a janë në listë, por në këtë krim ka marr pjesë edhe  PZAP-ja procedon tërë kohën ankesat, por në ora 18:00 vjen e-mail që nuk i kanë marr parasysh ankesat”.

Mirëpo për këtë ka reaguar, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ku ka thënë se nuk janë në gjyq që t’i japin shpjegime dhe arsyetime anëtarit Alim Rama.

Të gjithë anëtarët kanë dalë nga mbledhja, por vetëm anëtarët KQZ-së nga  VV-ja nuk e kanë lëshuar mbledhjen. Sami Kurteshi ka thënë se KQZ-ja është shndërruar në makineri votimi.

“KQZ-ja është shndërruar në makineri votimi. Edhe me Valdete Dakën në këtë institucion s’ka mu votuar asgjë që është në kundërshtim me ligjin dhe që një javë nuk publikohet lista e njerëzve që është refuzuar”.

Përderisa fillimisht kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se priten të bëhet pranimi i kontingjentit të tretë të pakove me fletëvotimeve nga dy posta.

Ai ka thënë se vetëm me 6 shkurt dhe 8 shkurt është bërë pranimi i më shumë se 5 mijë pakove nga diaspora me fletëvotime.

Sipas tij, pakot do të jenë në mbrojtje të Policisë së Kosovës në ministrinë e Infrastrukturës, ku do të jenë edhe në mbikëqyrje të kamerave, dhe me 14 shkurt pra ditën e zgjedhjeve do të dërgohen në Qendrën e Numërimit të Votave për verifikim të fletëvotimeve.

“Aktualisht është infokosuar në tri operacione që kanë të bëjnë me arritjen e zarfeve përmes postës, furnizimin me material. Deri tani kemi arritur marrëveshje me secilën postë në të cilat kemi një procedurë të rregullt me tërheqjen e materialeve”.

“Procedura është e njëjtë për të gjitha postat e vendi ku do të mbahen të gjitha dërgesat është në ministrinë e Infrastrukturës dhe është i siguruar mirë siç është policia e Kosovës. Sot pritet të marrim dërgesa edhe nga dy posta të tjera. Me 6 shkurt janë pranuar 2 776 pako, me 8 shkurt 2779 pako, pro sekretariati parasheh që me 14 shkurt parasheh të barten në QNR ku do të bëhet edhe vlerësimi i pakove”. “Afro 30 mijë vëzhgues janë akredituar nga KQZ-ja”, ka thënë drejtori i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim Ylli Buleshkaj.

Të ngjashme