Ekonomia Online
FUNDIT

S’ka shtrenjtim të çmimit të ngrohjes, tarifat mbesin të njëjta edhe për këtë sezon

S’ka shtrenjtim të çmimit të ngrohjes, tarifat mbesin të njëjta edhe për këtë sezon

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka njoftuar se s’do të ketë shtrenjtim të çmimit të ngrohjes sivjet. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ZRRE ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme të Bordit është vendosur që tarifat për konsumatorët të nbesin të njëjta edhe për këtë sezon ngrohës. “Bordi i Rregullatorit të Energjisë […]

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka njoftuar se s’do të ketë shtrenjtim të çmimit të ngrohjes sivjet.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ZRRE ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme të Bordit është vendosur që tarifat për konsumatorët të nbesin të njëjta edhe për këtë sezon ngrohës.

“Bordi i Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Seancën e tij të dymbëdhjetë (XII) me radhë për këtë vit, të mbajtur sot me 12 tetor 2022, ka shqyrtuar dhe miratuar të Hyrat e Lejuara Maksimale dhe  tarifat për sezonën ngrohëse 2022/2023 për Ndërmarrjen NQ Termokos. Sipas vendimit të Bordit tarifat për konsumatorët do të mbesin të njëjta edhe për këtë sezon ngrohëse”, thuhet në postim.

Të ngjashme