S’ka votim pa u siguruar 80 vota

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 08:12 | Nga

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot (e enjte) për ta shqyrtuar Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Projektligjit i është bashkëngjitur raporti i Bulliqit dhe “Deklarata” e presidentëve Thaçi-Vujanoviq, që sipas opozitës, të dyja këto dokumente shërbejnë vetëm sa për t’ia “ruajtur fytyrën” kryeministrit, shkruan sot Koha Ditore.

Për shkak të mungesës së votave pro ratifikimit, partitë në pushtet kanë përmendur mundësinë që votimi të mos ndodhë të enjten.

Për t’i dhënë fuqinë e Marrëveshjes ndërkombëtare demarkacionit, nevojiten mbi 80 vota, të cilat nuk mund të arrihen vetëm me mbështetjen e LDK-së. Lista Serbe nuk mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë, derisa më herët ka paralajmëruar se nuk kanë votë për demarkacionin pa themelimin e Asociacionit.

Nga partitë shqiptare, Lëvizja Vetëvendosje ka mbetur e vetme në kundërshtim, pasi AAK-ja dhe Nisma që për gati tre vjet ishin pjesë e një kauze, tani do ta votojnë Marrëveshjen me kufijtë e Murat Mehës. Për kryeministrin Haradinaj ka mjaftuar “Deklarata e përbashkët” që ta mbështesë Marrëveshjen e vitit 2015. Por sipas ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare korrigjimet e pretenduara nuk do të mundë të bëhen asnjëherë pasi për Malin e Zi vlen vetëm versioni zyrtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme