Skadimi i kontratave mbyll aktivitetin e shtëpizave “Verë n’dimën”

Prishtinë | 06 Jan 2017 | 09:39 | Nga

Shtëpizat prej druri që kanë qenë të vendosura për më shumë se një muaj e gjysmë në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, janë mbyllur përfundimisht që nga dita e mërkurë, me gjithë kërkesat e pronarëve drejtuar Komunës së Prishtinës që ato të vazhdojnë punën.

Këto shtëpiza janë vendosur në sheshin e Prishtinës në nëntor të vitit që shkoi dhe prej datës 15 të atij muaji kanë qëndruar të hapura çdo ditë që nga mëngjesi deri në mesnatë, në kuadër të aktivitetit “Verë n’dimën” që është një lloj mbështetjeje për bizneset e vogla dhe për këtë aktivitet ka dhënë leje vetë Komuna e Prishtinës.

Por atyre u ka skaduar kontrata e punës dhe Komuna nuk ua ka vazhduar megjithëse ka pasur një peticion të qytetarëve që ato të vazhdojnë punën, si dhe kërkesë për vazhdim të kontratës kanë bërë edhe pronarët e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme