Skandal në Gjilan: Familjari i vdekur ka votuar

Gjilan | 11 Qer 2017 | 14:31 | Nga

Një qytetar gjilanas ka treguar se në listën e votuesve ka parë edhe emrin e një kushëriri që ka vdekur dy dekada më parë.

Gani Robelli tregoi për Kallxo.com se kur shkoi të votonte, në listën e votuesve e pa edhe emrin e kushëririt të tij, Shaipit.

“E kam gjetë emrin e Shaip Robellit, edhe ishte i nënshkruar. Shaipin e kam djalë të mixhës. Ai ka vdekë në vitin 1996”, tha Gani Robelli.

Gani Robelli tha se ka pyetur pse është emri i tij dhe kush ka nënshkruar, por aty i kanë thënë se ka mundur ta nënshkruajë ndokush gabim, se e ka ngatërruar ndokush rubrikën.

I pyetur se mos ka mundësi të ketë qenë ndonjë Shaip Robelli tjetër, Ganiu tha se kjo nuk është e mundur sepse “Na Robellët asnjë nuk e kemi emrin e njëjtë“.

Ndërsa, në Prishtinë, një qytetar e kishte parë emrin e vëllait të vdekur në listën e votuesve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme