Një ligj prej shtatë faqesh pritet të e rregulloj sistemin sa i përket çmimit të barnave për distributorët farmaceutik, por edhe për barnatoret e vendit. Qytetarët e Kosovës, çmimin për barnat që do iu nevojitën do i kenë në të gjitha barnatoret me çmim të ngjashëm pas këtij ligji, por do i kenë shumë më shtrenjta se sa kanë mundur të i gjejnë deri më tani, raporton FrontOnline.
Shumë prej produkteve medicinale, pritet të kenë rritje të lartë të çmimit me ligjin e ri, por akoma jo të gjitha produktet janë të deklaruara, edhe rreth 2.200 produkte apo rreth 40% e tyre akoma nuk janë pranuar nga Ministria e Shëndetësisë, pasi që ka kaluar afati tyre për deklarim.
Bari me emrin “Iruzid” nga 7 euro sa shitet me pakicë, me Listën Zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale parashihet të shitet mbi 48 mijë €.
Për shembull produkti Dopezal i 5mg (që përdorët për personat që kanë problem me harresën) kushton aktualisht 6,80 euro, me Ligjin e ri për barna do të kushtoj 9.72 euro, apo 2.92 euro më shtrenjtë, ose antibiotiku i quajtur Envexia që aktualisht kushton 7 euro me ligjin për barna do të kushtoj 15.85 euro, apo 8.85 euro më shtrenjtë se çmimi aktual.
Bari Fural që përdorët kundër barkqitjes, aktualisht në treg kushton 2.40 euro, ndërsa me Ligjin për çmimin e barnave do të kushtoj 2.97, Pyntera një produkt tjetër që përdorët për trashje të gjakut aktualisht kushton 25 euro, ndërsa me çmimin e ri do të kushtoj 30.33 euro apo 5.33 euro më shtrenjt. Travazoli, produkti që përdorët për lëkurë aktualisht kushton 3.80 euro, me çmimin e ri do të kushtoj 11.27 euro apo 7.47 euro më shtrenjt, tjetër produkt farmaceutik si LisinoConp që përdorët për tension, aktualisht kushton 6.70 euro me çmimin e ri do të kushtoj 8.78 euro.
Ligji i ri prej shtatë faqesh, për caktimin e çmimit të produkteve medinale, për shkak të këtyre skandaleve me çmimeve është anuluar më 7 qershor 2024 me vendim të Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Më poshtë i shihni dallimin e çmimit aktual të disa produkteve farmaceutike dhe çmimin që do e kenë me Ligjin e ri.