Skena politike kosovare, përkatësisht partitë politike, ngadalë po kthehen në shtratin e vet tradicional. Qytetarët po reflektojnë duke bërë të pamundur përqendrimin e pushtetit te një subjekt i vetëm politik. Këto lëvizje tregojnë emancipimin dhe vetëdijen tonë shoqërore, e cila nuk pranon që patetizmi e popullizmi të kthehen në shpresë e as në besim.
Është shumë e thjeshtë: secili, në fund të ditës, javës, muajit apo vitit bën kalkulimet dhe krahasimet individuale dhe familjare në raport më të kaluarën por edhe me premtimet — nuk ka hiç nevojë për statistika numra dhe anliza!
Nëse kjo fushatë elektorale do të përcillej me debate televizive, sikur në fushatat e mëhershme, ku do të ballafaqoheshin ofertat, programet, sukseset dhe dështimet, gjithçka do të ishte më e lehtë. Megjithatë, shmangja nga debati dhe përgjegjësia nuk do të funksionojë si një dozë manipulimi.