Kandidati për deputet nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Skender Hyseni, e ka mohuar kategorikisht hyrjen në koalicion paszgjedhor me PDK-në. Sipas tij Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së i ka vendosur ‘vijat e trasha’ për Partinë Demokratike të Kosovës.
“Më 12 qershor do ta pyesim Këshillin e LDK-së me cilën parti do të shkojmë në koalicion. Këshilli i ka përcaktuar vijat e trasha dhe me PDK s’ka koalicion paszgjedhor, pikë. Më 12 qershor do të shohim koalicionet e mundshme” është shprehur Hyseni në debatin me Jeta Xharrën.
“LDK s’do të hynte as në zgjedhjet e kaluara po të mos ishte vendimi i gykatës kushtetuese. LDK ka hy më nje kusht që ta udhëheq qeverinë dhe kjo Qeveri ka shënuar rezultat që si ka pas në asnjë vit të pasluftës” ka thënë ai.