Skuadra amerikane pas Oezilit

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht deklaratave të Mesut Oezilit se do të mbetet te Arsenali, mesfushori gjerman sipas të gjitha gjasave do të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Mediumet angleze kanë raportuar se disa skuadra nga MLS tashmë kanë kontaktuar Oezilin, të cilin janë të gatshëm ta transferojnë në radhët e veta, transmeton Koha Ditore.

Raportohet se ekipet amerikane po ofrojnë dëmshpërblim deri në 20 milionë euro për shëbrimet e Oezilit. 31-vjeçari, ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2021, por nuk bën pjesë në planet e trajnerit Unai Emery.

Ai këtë edicion ka vetëm dy paraqitje në të gjitha garat. Para se t’i bashkohet Arsenalit në vitin 2013, Oezil ka bërë karrierëe edhe te Real Madridi, Werder Bremeni e Schalke.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme